E Martë, 3 Nëntor 2026

CNN: SHBA u përgatit seriozisht për sulm të mundshëm bërthamor rus në Ukrainë në 2022

Në fund të vitit 2022, SHBA filloi të “përgatitet seriozisht” se Rusia do godiste Ukrainën me një armë bërthamore, sulmi i parë bërthamor në luftë që kur SHBA hodhi bomba atomike në Hiroshima dhe Nagasaki gati 80 vjet më parë, thanë dy zyrtarë të lartë për CNN.

“Kjo është ajo që na paraqiti konflikti dhe ne besuam dhe mendoj se është e drejta jonë të përgatitemi me rigorozitet dhe të bëjmë gjithçka që është e mundur për të shmangur që kjo të ndodhë,” tha një zyrtar i administratës Biden.

Zyrtari tha se frika “nuk ishte thjesht hipotetike” , por se ajo bazohej në “disa informacione që morën“.

“Duhej të planifikonim në mënyrë që të ishim në pozicionin më të mirë të mundshëm në rast se kjo ngjarje jo më e paimagjinueshme do të ndodhte në të vërtetë”, tha zyrtari.

Gjatë kësaj periudhe nga fundi i verës deri në vjeshtën e vitit 2022, Këshilli i Sigurisë Kombëtare thirri një seri takimesh për të vendosur planet e emergjencës “në rast se një sulm i i tillë do të ndodhte”.

Në fund të verës 2022 , forcat ukrainase po përparonin në Kherson të pushtuar nga Rusia në jug. Qyteti kishte qenë çmimi më i madh i Rusisë që nga pushtimi. Tani rrezikohej të humbiste nga kundërofensiva ukrainase.

Ndërsa forcat ukrainase përparonin, njësi të tëra ruse rrezikoheshin të rrethoheshin. Pikëpamja brenda administratës ishte se një humbje e tillë katastrofike mund të ishte një “shkasë e mundshme” për përdorimin e armëve bërthamore.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›