E Martë, 3 Nëntor 2026

Mbahet në Stamboll panairi i tekstilit – 558 stenda prezantuan produktet, mundësi e mirë për biznesin shqiptar

Në Stamboll u mbaj Panairi i tekstilit dhe aksesorëve të tij, një nga panairet më të mëdhenj që organizohet , ku morën pjesë 558 stenda të cilat prezantuan produktet e tyre.

Kjo ngjarje përfshin të gjitha industritë e tekstilit të mbledhura nën një çati të vetme. Ky event ofron një mundësi të shkëlqyeshme për bizneset që të tregtojnë midis industrive më të mira të tekstilit dhe stilistëve në të gjithë botën.

Të pranishëm në këtë panair për ta vizituar  ishin edhe përfaqësuesi nga biznesi shqiptarë  të organizuar nga shoqata Pro-Eksport Albania, të cilët kishin mundësi të ndërtonin ura bashkëpunimi dhe te njiheshin me produktet dhe ofertat.

Gjithashtu e pranishme në këtë eveniment  ishte dhe Delina Ibrahimaj, Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe Klimën e biznesit e cila e vlerësoj këtë vizitë, pasi panaire të tilla ju vinë në ndihmi biznesit vendas dhe sipërmarrësve shqiptarë.

Tekstilet dhe këpucët janë sektori më i madh eksportues në vend, dhe panaire të tilla janë të rëndësishme për sektorin e fasonërisë pasi Turqia është prodhuese e lëndës së parë.

Në këtë vizitë 2 ditore u realizuan dhe takime me Shoqatat homologe te sektorit si dhe vizitë në fabrikën  prodhuese tekstilit.

RTSH

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›