E Hënë, 2 Nëntor 2026

COP30 – Zjarr në ambientet e samitit të klimës të OKB-së

BELEM (Brazil), 20 nëntor /ATSH-DPA/ – Një zjarr shpërtheu sot në ambientet e samitit të klimës të OKB-së në Brazil duke detyruar evakuimin e delegacioneve pjesëmarrëse.

Gazetarët panë tym duke u ngritur nga një nga tendat e mëdha në vendngjarje në qytetin e Belemit.

Zyrtarët e sigurisë i thanë se nuk kishte asnjë të plagosur.

Zjarri u përshkrua nga personeli i sigurisë si i vogël dhe u fik shpejt.

Nuk kishte informacion të menjëhershëm mbi shkakun.

Organizatorët i dërguan email të gjithë delegatëve duke i udhëzuar të evakuonin vendin, duke thënë se zjarri kishte ndodhur në një zonë të njohur si Zona B.

Zjarri shpërtheu ndërsa konferenca dyjavore e OKB-së për Ndryshimet Klimatike po shkon drejt përfundimit.

Bisedimet, të njohura si COP30, janë planifikuar të mbyllen nesër, megjithëse në vitet e kaluara negociatat janë zgjatur përtej afatit të tyre zyrtar.

Vendet në zhvillim gjithashtu po kërkojnë një rritje të konsiderueshme të financimit për adaptimin ndaj klimës nga vendet industrializuara, duke argumentuar se mbështetja më e fortë është thelbësore përballë stuhive, thatësirave, zjarreve në pyje dhe përmbytjeve në rritje./   /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›