E Enjte, 5 Nëntor 2026

COVID 19, Mitsotakis: Greqia mund ta nisë që në janar vaksinimin e popullatës!

Fqinji jugor i Shqipërisë, Greqia mund ta nisë që në janar vaksinimin e popullatës kundër COVID-19. Ky është parashikimi i kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, i cili ja bëri të ditur parlamentit  grek, të enjten. “Nga Janari do të kemi vaksinat. Vaksinimi do të bëhet me faza dhe të gjithë qytetarëve duhet t’u injektohet për të thyer zinxhirin e pandemisë” citohet të ketë thënë zoti Mitsotakis.
Kryeministri grek spjegoi edhe karantinat e pjesshme në vend, veçams në qytetet e mëdha Athinë dhe Selanik. Ai tha se mbyllja e dy qyteteve të mëdha ka për qëllim të shmangë sa më shumë viktima deri në daljen e vaksinës. Zoti Mitsotakis tha se Greqia do ta marrë sapo ajo të jetë e disponueshme për vendet e Bashkimit Europian.
Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen tha pak ditë më parë se do të nënshkruante së shpejti marrëveshjen për furnizimin e vendeve të unionit me 300 milionë doza nga vaksina e përbashkët e firmave farmaceutike Pfizer dhe Biontech.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›