COVID-19 në Maqedoni/800 raste të reja, 20 persona humbën jetën

Në 24 orë, Maqedonia e Veriut ka konfirmuar 800 raste me Covid-19. Ndërsa, si pasojë e virusit, e humbën jetën 22 persona. Ministria e Shëndetësisë në vend njoftoi brenda ditës u bënë 2, 664 testime.
Kurse, betejën me virusin e fituan 396 pacientë.
Prej rasteve fatale, tetë janë nga Shkupi, një nga Shtipi, dy nga Prilepi, një nga Struga, dy nga Velesi, një nga Manastiri, një nga Kavadari, dy nga Gostivari, një nga Strumicë dhe një nga Berva.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni me COVID-19 janë konfirmuar 77,949 raste, prej tyre 53.345 janë shëruar dhe 2.274 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive mbetet 22,330.