E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ambasadorja amerikane, Kim: Zgjedhjet e 25 prillit, palët të sigurojnë kandidatë të pastër

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, pas darkës së djeshme në kryeqytet me kryetarin e PD, Lulzim Basha, ka shpërndarë në rrjetet sociale një mesazh ku sqarohen temat e diskutimit mes të dyve.

“Kemi diskutuar mbi rolin e domosdoshëm të opozitës në demokraci, për mendimin e opozitës mbi shumë çështje, si dhe mbi përgatitjet e 25 prillit. Të gjithë palët duhet të sigurojnë kandidatë të pastër. Shtetet e Bashkuara do bëjnë pjesën e tyre për të siguruar zgjedhje të lira dhe të drejta në Shqipëri”, ishte mesazhi në Tëitter i ambasadores të SHBA.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›