COVID/ Një humbje jete dhe 375 raste të reja infeksioni në 24 orët e fundit në vend

Një person ka humbur jetën në 24 orët e fundit në vend si pasojë e COVID, teksa janë regjistruar 375 raste të reja infeksioni.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nuk ka mundur të fitojë betejën me COVID një qytetare nga Fieri 73 vjeçe, teksa rastet e reja të infeksionit janë regjistruar në këto bashki: 121 në Tiranë, 29 në Lushnje, 16 në Durrës, 12 në Vlorë, nga 11 qytetarë në Pogradec, Devoll, nga 10 qytetarë në Krujë, Kamëz, nga 9 qytetarë në Fier, Sarandë, Elbasan, nga 8 qytetarë në Kavajë, Himarë, Gjirokastër, nga 7 qytetarë në Divjakë, Korçë, Maliq, nga 5 qytetarë në Malësi e Madhe, Lezhë, Vorë, Berat, nga 4 qytetarë në Vau i Dejës, Mallakastër, Selenicë, Kolonjë, Kuçovë, nga 3 qytetarë në Shkodër, Shijak, Mat, Roskovec, Tepelenë, Dimal, Skrapar, Belsh, Gramsh, nga 2 qytetarë në Tropojë, Rrogozhinë, Patos, Delvinë, nga 1 qytetar në Pukë, Fushë Arrëz, Kurbin, Dibër, Bulqizë, Libohovë, Memaliaj, Peqin.
Janë 3,689 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin, teksa aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 19 pacientë.
Janë shëruar 389 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 319,193 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (24 Gusht 2022)
Raste të reja ditore 375
Të shëruar në 24 orë 389
Të shtruar në spitale 19
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 1285
Testime totale 1,956,041
Raste pozitive 326,461
Raste të shëruara 319,193
Raste Aktive 3,689
Humbje jete 3,578
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1,658
Fier 397
Durrës 282
Vlorë 269
Korçë 252
Elbasan 239
Shkodër 224
Gjirokastër 131
Berat 99
Lezhë 73
Dibër 46
Kukës 19
/rtsh.al/