CR7, dedikim pas çmimit si lojtari më i mirë i sezonit tek Junajtid

Ai zgjodhi të falënderojë mbi të gjitha tifozët e Manchester United pas një sezoni në të cilin, në nivel personal, ai konfirmoi forcën e numrave të tij. Po flasim për Cristiano Ronaldon i cili fitoi çmimin “Sir Matt Busby Player of the Year” si lojtari më i mirë i Djajve të Kuq të sezonit të kaluar. Portugezi, i cili pason Bruno Fernandes, fituesin e dy sezoneve të mëparshme, ka fituar edhe çmimin si goli më i mirë i vitit të kaluar. Për të është hera e katërt, pas çmimeve që ka fituar në vitin 2004, 2007 dhe 2008.
CR7 arriti edhe David De Gea në renditjen speciale. Në rrjetet sociale, ish-sulmuesi i Juventusit ia kushtoi triumfin atyre që e mbështetën: “Faleminderit të gjithë mbështetësve që më votuan. Nuk mund të jem më krenar që e marr këtë çmim në kthimin tim në Old Trafford. Ky çmim shkon për të gjithë tifozët që nuk na kanë zhgënjyer kurrë në këtë sezon të vështirë. Faleminderit që jeni gjithmonë pranë nesh, e dimë se mund të mbështetemi tek ju”, është shprehur Cristiano Ronaldo në Instagram.