Dendias viziton Prishtinën më 8 qershor, takim me Osmanin

Ministri i Jashtëm Nikos Dendias më 8 qershor do të zhvillojë një vizitë në Prishtinë për të biseduar me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.
Takimi mes tyre është parashikuar rreth orës 15.00, ndërsa nuk është parashikuar asnjë konferencë për shtyp më pas.
Ai gjithashtu pritet të ketë një takim të përbashkët me përfaqësuesit e Bashkësisë Ndërkombëtare në Prishtinë.
Greqia është një nga 5 vendet e BE që nuk e ka njohur Kosovën si shtet I pavarur.
/rtsh.al/