Ca njerëz nuk zënë mend kurrë (FOTO)
Share
Një matador spanjoll, që mbeti i verbuar në njërin sy pasi u godit me bri nga një dem, deklaroi se ka ndërmend të kthehet në ring.
Juan Jose Padilla po fliste në një konferencë për shtyp gjashtë ditë pasi iu nënshtrua një operacioni për të rregulluar nervat e dëmtuara në krahun e majtë të fytyrës.
Pamjet e momentit kur demi i fut bririn Padilla-s kanë bërë xhiron e botës. Briri depërton sipër mollëzës dhe del mu në zgavër të syrit. Por Padilla thotë se mezi pret të veshë uniformën e të kthehet në duel me demat. Ai shton se nuk ka nevojë për mëshirë.

