E Diel, 1 Nëntor 2026

Filmon vjehrrën duke u zhveshur në banjo, arrestohet

Share

Jason Good

Një amerikan, që u kap nga e shoqja e tij pasi kishte përdorur celularin për të filmuar vjehrrën e tij duke u zhveshur në banjo, është arrestuar nga policia.

Jason Good, 40 vjeç, u akuzua pasi e shoqja kontaktoi policinë duke thënë se ajo po kërkonte në telefonin e të shoqit, kur gjeti videon e një gruaje që po zhvishej në banjo. E shoqja e tij thotë se u terrorizua kur pa se në video ishte mamaja e saj 57 vjeçare.

Një zëdhënës i policisë tha se nëse dikush filmon dikë gjatë momentit të zhveshjes, atëherë ky krim mund të dënohet me një vit burg ose gjobë deri në 2500 dollarë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›