Cahani, fshati turistik në Has me mungesë infrastrukture rrugore, por me turistë të shumtë

Fshati Cahan në Bashkinë e Hasit edhe pse me resurse të shumta natyrore dhe i shpallur si një ndër 100 fshatrat turistikë, rruga është tejet e amortizuar dhe mund të aksesohet vetëm me automjete specifike.
Deri në vitet ’90, ky fshat numëronte rreth 3 mijë banorë ndërsa tani 4 familje pak anëtarëshe, shkak mungesa e investimeve prej vitesh dhe më e rëndësishmja mungesa e infrastrukturës rrugore.
E pavarësisht çdo mungese, fshatin Cahan e vizitojnë turistë të shumtë.
“Vijnë turistë nga çdo anë. Vijnë me kamp. Po të ketë rrugë do tërhiqte më shumë vizitorë. Vijnë edhe biologë pasi mendojnë që ka një bimësi të mirë”, shprehen banorët.
Një vit më parë, është nënshkruar marrëveshje ndërmjet dy qeverive Shqipëri – Kosovë për ndërtimin dhe rikonstruksionin e të gjitha rrugëve rurale ndërkufitare midis dy vendeve.
Gazetare: Besjana Gërmizi
/rtsh.al/