E Martë, 3 Nëntor 2026

“Çairet”, i shpallur në kërkim për kultivimin e 262 kg kanabis, arrestohet i riu në Vlorë

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 24-vjeçar të shpallur në kërkim. I riu rezulton bashkëpunëtor në kultivimin e 262 kg kanabis, të sekuestruara nga policia në gusht të vitit 2021.

Uniformat blu mësynë në ambientet e një banesë në fshatin Kaninë, e cila ishte përshtatur për kultivimin e kanabisit, duke u shndërruar në një serë ndihmuar edhe nga lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike.

Gjatë operacionit, policia arrestoi dy persona, teksa shpalli në kërkim tre të tjerë./vizionplus.tv/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›