E Martë, 3 Nëntor 2026

Keqtrajtonin vajzën e mitur, nis procedimi për prindërit

Policia e Fierit ka nisur procedimin për një 42-vjeçar dhe një 32-vjeçare, pasi dyshohet se keqtrajtonin vajzën e tyre të mitur.

Vajza aktualisht ndodhet në Shërbimin e Strehimit Emergjent dhe të Sigurtë “Shtëpia e ngjyrave”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-F. M., 42 vjeç dhe A. P., 32 vjeç, të dy banues në Fier, pasi dyshohet se keqtrajtonin vajzën e tyre 13-vjeçare, e cila aktualisht është akomoduar në Shërbimin e Strehimit Emergjent dhe të Sigurtë “Shtëpia e ngjyrave”, njofton policia. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›