Çajupi, oazi i freskisë, natyrës përrallore dhe mikpritjes tradicionale

Në një kohë kur shumë njerëz zgjedhin bregdetin për të kaluar pushimet verore, ka edhe nga ata që kërkojnë qetësinë larg zhurmës së plazheve, në gjirin e natyrës malore.
Një nga destinacionet që po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje gjatë kësaj periudhe është Mali Çjupi, i frekuentuar si nga vizitorë të huaj, ashtu edhe nga vendas.
I lidhur me vargjet e poetit Naim Frashëri, ky vend duket sikur merr jetë nga përshkrimet e tij, duke ofruar të njëjtën bukuri dhe qetësi që ai ka përjetësuar në krijimtarinë e tij.
Mes gjelbërimit, ajrit të pastër dhe freskisë karakteristike të zonës, si dhe mikpritjes së ngrohtë në bujtinat e ngritura aty, Mali Çjupi po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacion të preferuar për adhuruesit e turizmit malor.
Gazetare: L. Koçiu
/rtsh.al/