Caktohen gjashtë anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të Arsimit Parauniversitar

TIRANË, 20 maj /ATSH/ Këshilli i Ministrave vendosi sot caktimin e gjashtë anëtarëve në përbërje të Këshillit Kombëtar të Arsimit Parauniversitar, të përzgjedhur me konkurrim publik.
Anëtarët e rinj të caktuar janë: Aida Goga, Majlinda Ziu, Rudina Osmanaj, Tatjana Pone, Blerina Lala dhe Refik Çela.
Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Këshilli Kombëtar i Arsimit Parauniversitar. Vendimi hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
/m.q/r.e/a.f/