E Shtunë, 31 Tetor 2026

Caktohen prokurorët për Naser Kelmendin

(E plotësuar) Suad Kuraja prokuror në Prokurorinë Speciale të Kosovës dhe një prokuror i EULEX-it do të merren me hetimet kundër Naser Kelmendit.

Burimet e Indeksonline brenda Prokurorisë, kanë treguar se përzgjedhja e prokurorëve për t'u marrë me këtë rast sapo është bërë.

E derisa është bërë caktimi i prokurorëve, EULEX-i ka pranuar kërkesë për ekstradim nga Bosnja dhe Hercegovina.

----

EULEX-i ka pranuar nga Bosnia dhe Hercegovina kërkesën për ekstradim të Naser Kelmendit, të cilën ua ka përcjell Ministrisë së Drejtësisë.

Lajmin e ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënësi i misionin evropian për sundim të ligjit, EULEX, Blerim Krasniqi.

Ai tha se, stafi i EULEX-it në Ministrinë e Drejtësisë mund t'i lehtësojnë kontaktet ndërmjet aktorëve përkatës.

Mirëpo, duke qenë se EULEX-i vepron në bazë të legjislacionit të Kosovës, ai nuk e ka mandatin që ta bëjë ekstradimin e ndonjë qytetari të Kosovës”./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›