OSBE përkrah ligjin për mbrojtjen e burimeve të gazetarisë

Projektligji i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje! për mbrojtjen e burimeve të gazetarisë, për përgatitjen e të cilit ka punuar deputetja e këtij subjekti Alma Lama, është mbështetur së fundi dhe nga Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, i cili ka nënvizuar se “Jam i inkurajuar me miratimin, në parim, të Projektligjit për mbrojtjen e burimeve të gazetarisë nga Komisioni i Kuvendit për Media. Me miratimin e tij, ligji do t’i kontribuojë në masë të madhe zhvillimin të mëtejmë të gazetarisë hulumtuese.
Ky projektligj i hartuar me inisiativën e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje!, Alma Lama, është përgatitur duke konsultuar në mënyrë të vazhdueshme grupet e gazetarëve, drejues të mediave, juristë, organizata që punojnë në këtë fushë, përfaqësues e drejtues të BE-së dhe shteteve të veçanta në Kosovë, si dhe organizatat ndërkombëtare të lidhura me të drejtat dhe lirinë e medias.
Kundër këtij projektligji deri më tash janë pozicionuar disa nga deputetët e PDK-së, së fundi dhe Xhevaire Izmaku, drejtuese e komisionit përkatës parlamentar, dhe ish drejtuesi i AGPK-së Arben Ahmeti.
Projektligji do të paraqitet në seancë për lexim të parë këtë të enjte, më 16 maj në seancën plenare të Kuvendit.
Për herë të parë kjo inisiativië u prezantua në 5 maj të vitit 2012, nga deputetja Lama, pasi që ishte ende aktual problemi i shkaktuar nga Qeveria e Kosovës dhe Ministri i Drejtësisë, Kuçi në lidhje me nenet 37 dhe 38 të Kodit Penal, të cilat pas presionit opozitar dhe atë të gazetarëve e detyruan qeverinë të zmbrapsej./Indeksonline./