E Shtunë, 31 Tetor 2026

Calderon: Jose Mourinho po shfaqet si pronar i Realit

Situatën momentale në të cilën ndodhet Reali i Madridit e ka komentuar edhe ish-presidenti i kësaj skuadre, Ramon Calderon duke shtuar se Mourinho ka marrë shumë hapësirë nga ana e presidentit aktual Florentino Perez dhe se kjo gjë mund të çojë Realin në humbje të mëdha.

“Kjo nuk është tipike për Realin e Madridit, presidenti i ka lejuar shumë hapësirë Mourinhos. Për momentin portugezi po shfaqet si pronar i klubit”, tha Calderon.

“Madje edhe drejtori i përgjithshëm nuk mund të futet në zyrën e Mourinhos, pasi e mban derën mbyllur. Nuk është e mundur që e gjithë kjo të përfundojë mirë. Një gjë e tillë në kohën kur unë isha president nuk ka ndodhur asnjëherë. Është për të ardhur keq se këtë e paguajnë tifozët e skuadrës”, përfundoi Ramon Calderon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›