E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e punëtorëve, minatorët në protestë

Minatorët protestuan të dielën para Ministrisë së Ekonomisë në Tiranë me rastin e ditës së 1 Majit, duke kërkuar të merren parasysh kërkesat e tyre ekonomike, rishikimi i moshës së pensionit dhe rritja e pensionit minimal.

Kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Fiqiri Xibri tha se protestat e minatorëve kanë rënë në vesh të shurdhët.

“Ne kemi përdorur të gjitha mjetet institucionale në vazhdim të kërkesave tona, por mendojmë se tani është koha ta ndëshkojmë me votë këtë qeveri antipopullore. Kur nuk funksionon demokracia, kur qeveria bën të shurdhërin, ne kemi armën tonë të vetme, votën", tha Xibri, duke theksuar se do të përshkallëzojnë protestat, nëse edhe kjo nuk funksionon.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›