E Shtunë, 31 Tetor 2026

Calderon sot jep dorëheqjen

Ramon Calderon sot do të japë dorëheqjen nga posti presidentit të Real Madridit pas skandalit të fundit në lidhje me zgjedhjet e Asamblesë.
Burime të tilla si "Onda Cero", "Marca" dhe "AS", njoftojnë se presioni nga anëtarët e ndryshëm të bordit të drejtorëve të Los Merengues ka bërë që presidenti të vendosë për largimin e tij, ndërsa nesër pritet të ndodhë edhe akti i dorëheqjes. Vendin e Calderon do ta zë zëvendëspresidenti aktual, Vicente Boluda. Dorëheqja e Calderon vjen si pasojë e skandalit që shpërtheu këto ditë, sipas të cilit jo-anëtarë të Asamblesë kanë votuar për zgjedhjen e Calderonit për president.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›