Interi afër angazhimit të Benzema
Kampioni i Serie A, Interi, raportohet se është në kërkim të sulmuesit francez të Lyonit, Karim Benzema. Me tashmë 15 golat e shënuar këtë sezon, 21-vjeçari ka qenë cak i një varg klubesh të mëdha evropiane, ndërsa së fundi kandidat për të marrë shërbimet e tij përmendet edhe Interi.
Pavarësisht interesimit, presidenti i Lyonit, Jean-Michel Aulas, shpreson ta mbajë Benzeman në radhët e veta. "Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundshme për të ruajtur atë edhe për ca. Nëse këto rezultate janë në pajtim me ambiciet tona, ne do të kemi arsye të mirë për ta bindur atë të qëndrojë", ka thënë Aulas.