E Diel, 1 Nëntor 2026

Cameron: Baballarët që braktisin fëmijët duhet të damkosen

Kryeministri britanik, David Cameron, ka nxitur polemika në Angli, duke deklaruar se baballarët që braktisin fëmijët e tyre, duhet të damkosen dhe të tregohen me gisht nga shoqëria.

Prindërit që largohen duhet të ndjejnë forcën e plotë të turpit për veprimet e tyre, është shprehur Cameron, duke theksuar se ata duhet të shihen njësoj si shoferët e dehur.

Në kuadër të Ditës së Babait, kryeministri britanik ka thënë se është e papranueshme që nënat ti rrisin vetëm fëmijët e tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›