E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mihrije Brahaj, 45-vjeçarja ikonë seksi

Për të ka se çfarë të flitet. E bukur, me shije dhe me një karrierë të bujshme artistike, aq sa prej disa vitesh u bën konkurrencë të fortë këngëtareve të reja si nga muzika që lëvron, ashtu edhe nga pamja fizike.  Ka mbi 45 vite mbi shpatulla dhe ende nuk ka shenja për plakje, ndërkohë që edhe vetë këngëtarja në shaka komenton plakjen. Asnjëherë nuk bëj pakt me të dhe smendoj për të (qesh), çtë bëjmë, proces që nuk e ndalojmë dot, por unë se njoh dhe as nuk dua ta njoh, nuk frikësohem prej saj dhe jam shumë e qetë, thekson Mihrija, ndërsa vazhdon të mbetet një nga ikonat e bukurisë së skenës shqiptare që shkëlqen ngado që shfaqet. Bukurinë e ka të trashëguar nga e ëma, për të cilën thotë se është po ashtu shumë e bukur. Mund të them se e kam edhe të trashëguar, sepse nëna ime është ende shumë e bukur, teksa bën me dije se jeta e mirë të cilën është duke e jetuar, e bën atë të rrezatojë pozitivisht. Unë për vete jam shumë e qetë dhe rrezatoj pozitivitet dhe ta dini që kjo është ajo që më bën të jem shumë në relaks. Pastaj, unë jam një njeri i dashuruar me një njeri që më dashuron dhe lumturia e pafund e përshkon jetën time pranë dy njerëzve që i dua mbi çdo gjë në botë, tregon Mihrija./panoramaplus/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›