Cameron Diaz: Kësaj here do t‘ju bëj të derdhni lot
Roli që e bëri të famshëm bionden bukuroshe ishte ai në filmin "Të gjithë të çmendur për Merin". Por, pas tij të vijnë në mendje edhe filma të tillë si "Charlie‘s Angeles" dhe "What happens in Vegas". Po ashtu, i saji është edhe zëri i princeshës në filmin "Shrek 3". Me pak fjalë, nëse nis të mendosh për Cameron Diaz emri i saj lidhet në mënyrë të pashmangshme me fjalët: bionde, sy bojëqielli, Kaliforni, sërf, të qeshura, sfilata në pasarela dhe aktore rastësisht. Është e vërtetë gjithashtu se ka qenë edhe një nga protagonistet e "Gangs of New York", ku ka punuar me të madhin Oliver Stone dhe është shfaqur në filma të tillë si "Vanilla sky", apo "Being John Malkovich". Por, kur u zbulua se regjisori Nick Casavetes e dëshironte me ngulm si protagoniste në "My sister‘s keeper", në rolin e një nëne që zbulon se ka një vajzë me leucemi dhe për ta shpëtuar sjell në jetë përmes inxhinierisë gjenetike një tjetër vajzë me qëllimin e vetëm që të shpëtojë motrën më të madhe, reagimi i parë ishte shumë befasues. Diaz, në rolin e një prindi që lufton për fëmijën? 36 vjeçe, por shumë vite dritë larg nga koha kur të gjithë ishin të çmendur për të, Cameron Diaz ka marrë komandën e filmit në rolin e një nëne që nuk dorëzohet kurrë, mburojë e një familje që përfshin Abigal Breslin, vogëlushen bionde të "Little Miss Sunshine", që një ditë papritur kërkon të jetë e pavarur dhe të ketë një jetë të sajën; Sofia Vasilievan në rolin e motrës më të madhe të destinuar të vdesë dhe Jason Patric, në rolin të atit. Për regjisorin Nick Casavetes nuk është e re tema e sëmundjeve që prek fëmijët, sepse të njëjtën gjë kishte bërë edhe në "John Q.", me aktorin Denzel Washington, që me një fëmijë të sëmurë luftonte kundër sistemit shëndetësor amerikan. Casavetes nuk ngurroi t‘i rikthehej sërish kësaj teme me një film që më 26 qershor do të dalë në kinematë amerikane. "E kam provuar eksperiencën e një fëmije të sëmurë dhe për këtë arsye doja ta tregoja, në fillim me ‘John Q.‘ dhe tani me këtë film, dinamikat e një familjeje, e detyruar të jetojë me një dramë të këtij lloji", tregon regjisori. Kur Sarah dhe Brian Fitzgerald, interpretuar nga Diaz dhe Patric, zbulojnë se vajza e tyre Kate (Sofia Vasilieva) është e sëmurë, vendosin të ndjekin këshillën e një onkologu: që të sjellin në jetë një tjetër vajzë gjenetikisht të përshtatshme (Ana, që interpretohet nga Abigail Breslin), për të ndihmuar motrën në betejën e saj kundër kancerit. Por kjo luftë duket më e gjatë dhe më e ashpër se sa ishte parashikuar. Kur Kate dhe Ana janë adoleshente, lind nevoja e një transplanti veshkash, por Ana, që edhe pse e shëndetshme, e ka kaluar jetën nëpër spitale mes transplantesh palce kurrizore dhe dhurime gjaku, vendos të marrë një avokat për të kundërshtuar dëshirën e prindërve për të mos kryer më ndërhyrje kirurgjikale dhe transplant, që pas disa vjetësh nuk e kanë ndihmuar fare motrën e madhe. "Ky film trajton një temë të vështirë dhe delikate. Nuk e di nëse do të kisha vepruar si Sara, por nëse do të isha nënë, do të kisha luftuar me mish e shpirt për të shpëtuar vajzën time", thotë Diaz, që për herë të parë interpreton rolin e një nënë. Ja se ç‘tregon ajo për këtë projekt të ri, teksa qëndron në një hotel në "Santa Monica" e veshur me një fustan të zi pa mëngë, që ashtu i ngjitur pas trupit tregon format e saj të mrekullueshme.
Cameron, ju e dini mirë që nuk jeni aktorja e duhur për një dramë të tillë, ku një nënë është e detyruar të përballojë vdekjen e një fëmije. Si e bëre këtë zgjedhje? Ky film shënon një ndryshim për veten dhe karrierën tuaj?
Nëse bëra një film si "My sister‘s keeper" para së gjithash ishte një sfidë me vetveten për të parë nëse isha në gjendje të përballoja një rol dramatik. Që nga kohët e "The mask" nuk kam pasur kurrë plane që duhej t‘i ndiqja, gjithmonë kam kërkuar diçka që të më kënaqë mua personalisht dhe pastaj regjisorët që ma besuan këtë mundësi. Për sa i përket publikut, shpresoj të mos i zhgënjej.
Po ta kthesh kokën pas, nuk mendon kurrë për mundësitë e humbura?
Nuk jam nga ato aktore që shqetësohem vazhdimisht për ato gjëra që nuk kam bërë në jetë. Më tepër mendoj nëse ajo që kam zgjedhur të bëj më ka ndihmuar që të jem më e fortë dhe të rritem më shumë profesionalisht.
Çfarë ju tërhoqi në personazhin e Sarës, nënës në filmin e regjisorit Casavetes?
Sara është një luftëtare, që nuk dorëzohet kurrë dhe është e gatshme të bëjë gjithçka për të mbajtur në jetë vajzën e saj. Edhe pse nuk jam vetë nënë dhe s‘kam fëmijë, e kuptoj shumë mirë dhe më falni për krahasimin, por shoh çdo ditë ata që janë gati të bëhen prindër vetëm për të marrë një autograf. Në të njëjtën kohë e di se kur je në kushte të tilla nuk ka vendime të drejta apo të gabuara, mundesh vetëm të kërkosh që të bësh më të mirën e asaj që mundesh. Nuk jam plotësisht dakord me vendimet e personazhit tim, por ky fakt ka ndikuar që ta bëjë akoma më interesant.
Gjatë xhirimeve të filmit, në mënyrë të papritur ju u përballët me një fatkeqësi familjare, vdekjen e babait në moshën 58-vjeçare?
Vdekja e një prindi është një ngjarje e madhe në jetë që të ndryshon krejtësisht. Pak ditë më vonë erdha sërish në punë, sepse nuk kisha alternativë tjetër. Vdekja është e pashmangshme dhe vetëm kur mësojmë ta pranojmë jeta jonë bëhet më e thjeshtë. Në ato momente e kupton se sa e rëndësishme është familja. Nëna ime, motra, tezet, të gjithë u afruam shumë me njëri-tjetrin dhe kjo na ndihmoi t‘i kalonim ato momente. Jam me fat sepse jo të gjithë kanë një familje dhe nuk ka lidhje më të fuqishme e solide se ajo e bërthamës familjare.
Cameron, vazhdoni të jeni ende e angazhuar me çështjet që kanë lidhje me mbrojtjen e ambientit?
Vazhdoj të punoj me një grup të quajtur "National Resources Defense Council", madje jam duke prodhuar edhe një dokumentar për këtë. Jetojmë shumë njerëz në këtë planet, përdorim një numër shumë të madh burimesh dhe të gjithë i dimë pasojat nëse do të vazhdojmë të ecim kështu. Momenti për të vepruar është tani dhe nëse nuk e bëjmë ne, planeti nuk mund të shpëtohet i vetëm.