Pse po qan? "Fjalori" i foshnjave
Prindërit e një fëmije të sapolindur, që duhet të durojnë të qarat e vazhdueshme të bebes së tyre, herët ose vonë do të pyesin nëse ekziston ndonjë formulë magjike që ta bëjë atë të pushojë. Pasi provojnë gjithçka, ose pothuajse gjithçka, durimi humbet, ndërkohë që të qarat vazhdojnë pa pushim. Por ka edhe nga ata që e dëgjojnë të qarën e bebeve me kënaqësi, për punë ose pasion, duke u përpjekur të analizojnë harmonitë muzikore dhe të zbulojnë kuptimin e të qarës.
Në këtë rast e kemi fjalën për një studiuese gjermane, e cila është docente e psikobiologjisë dhe psikologjisë fiziologjike, në Universitetin e Këlnit. Ka lindur 60 vjet më parë në Frankfurt dhe është mjeke e specializuar për anestezinë. Kujdeset prej vitesh për psikobiologjinë e qenieve njerëzore (konkretisht për të sapolindurit) dhe bimëve të reja, për të cilat ka dëgjuar dhe studiuar qindra raste. "Studimi im ka filluar në vitin 1992, në një spital të Frankfurtit, me një arkiv të pasur, ku bënin pjesë njëqind të qara bebesh të regjistruara në situata të ndryshme gjatë ditës. Në Frankfurt regjistruam të qarën e dhjetë bebeve në ambientin e tyre, në shtëpi. Projekti u realizua me financime të FSE-së (Fondi Shoqëror Evropian)", thotë ajo.
Mungesa e harmonisë
Gjatë javëve të para, fëmija shpreh të gjitha gjendjet shpirtërore me të qarën. Konkretisht, pas 15 ditëve që ka lindur e qara përfaqëson rreth 97 për qind të tingujve që lëshon. "Nga momenti që e qara e bebes ka karakteristika të tipit ritmik, melodioz dhe timbrik, atëherë kjo "e qarë" mund të konsiderohet si këndim. Me ndihmën e 40 muzikantëve të Institutit Muzikor të Frankfurtit kemi analizuar paraprakisht aspektet ritmike, melodike dhe shpeshtësinë e të qarit të bebeve meshkuj e femra të regjistruara në katër ditët e para të jetës, gjatë tri momenteve të ndryshme të ditës: kur ndienin dhimbje, kur zgjoheshin nga gjumi dhe kur kishin uri".
Përfundimi? E qara e foshnjave është një tingull jo shumë i këndshëm, i vrazhdë, madje deri në një farë mase i mërzitshëm. "Ky fakt shpjegon se përse e qara është elementi shpërthyes kur abuzon mbi të miturit, (zakonisht janë nënat ato që i ‘zhdëpin në dru‘ fëmijët). Nga një sondazh i bërë kohët e fundit, është zbuluar se disa nëna belge, për t‘i pushuar fëmijët e tyre së qari, u vinin jastëk në fytyrë ose i rrihnin", shton doktoresha.
Kuptimi i të qarës
Çdo foshnje qan në mënyrën e vet, duke përdorur një kombinim personal të parametrave akustikë. Studimet e bëra nga Universiteti i Këlnit, kanë treguar se mund të dallosh të qarën e secilës prej bebeve duke përdorur një procedurë që deshifron çdo të qarë. "Duke i kushtuar vëmendje ritmit, shpeshtësisë dhe pushimit, mund të dallosh menjëherë një të qarë urie, nga ajo e dhimbjes, lodhjes ose e nevojës", siguron doktoresha. "Për shembull, kur foshnja është e lodhur fillon të grindet, më pas të qarat shtohen derisa bëhen shumë të forta. E qara e urisë shoqërohet me ngërdheshje të fytyrës, lëvizje të duarve dhe lëpirje të buzëve e thithje të gishtave".
Fillimisht duhet të eliminoni shkaqet e zakonshme të qarjes: uria, pagjumësia, bebelino e lagur, apo kur bebet kanë ftohtë.
Për të shmangur të qarat bebet duhet të qëndrojnë në një ambient të ngrohtë. Disa bebe e kanë të vështirë të krijojnë një ambient për veten e tyre, ndërsa disa të tjera kanë probleme me gjumin. Duhen rreth 12 javë që një bebe të përshtatet me ambientin jashtë barkut të nënës dhe për të krijuar një rutinë të tyren.
Shumë bebe preferojnë të lihen në një cep të ngrohtë në qetësi, të tjera preferojnë të mbahen në krahë e të ledhatohen. Disa preferojnë qetësinë, ndërsa të tjera muzikën.
Nuk dimë ende shumë gjëra se si karakteristikat e të qarës ndryshojnë dalëngadalë kur fëmijët fillojnë të rriten. "Rezultatet tregojnë se nuk është aspak e vërtetë që foshnjat të cilat mbahen në krahë sa herë që grinden dhe qajnë, kur rriten janë tekanjozë e grindavecë. Përkundrazi, nëse bebet mbahen në krahë gjatë tre muajve të parë, të qarat fillojnë të pakësohen dhe nëse ka, zgjasin shumë pak. Ato do të shtoheshin më shumë nëse bebja do të lihej duke qarë për një kohë të gjatë pa e marrë në krahë", përfundon studiuesja. Sido që të jetë, fjala e fundit u përket prindërve. Janë ata që vendosin nëse duhet ta marrin në krahë ose ta lënë duke qarë.
Përkthimi
E qarë me ndërprerje - zemërim
Nëse e qara është me pushim në mes, atëherë foshnja është e zemëruar. E qara nga dhimbja është e fortë, shpesh prej dhimbjeve të vogla të barkut, që janë shumë të shpeshta te bebet
E qarë që më pas shtohet - lodhje
Kur është e lodhur foshnja fillon të grindet dhe dalëngadalë e shton të qarën, duke arritur më pas në një të qarë shumë të fortë
E qarë e fortë dhe e vazhdueshme - dhimbje
Të qarat nga dhimbja shpesh janë të kuptueshme edhe nga prindërit pa eksperiencë. Foshnja bërtet, edhe nëse i fut në gojë biberonin ose i bën banjë me ujë të ngrohtë
Grindje - uri
Kur bebet janë të uritura, grinden, ngërdheshen në fytyrë, lëvizin duart dhe lëpijnë buzët e thithin gishtat