Cameron: Fëmijët të çohen në këmbë kur hyn brenda një i rritur
Share
Kryeministri britanik, David Cameron, ka thënë se fëmijët duhet të çohen në këmbë kur prindërit ose mësuesi hyn në dhomë.
Në një fjalim në lidhje me transferimin e më shumë pushteti për shkollat, kryeministri tha se është koha për të rikthyer disiplinën reale.
Jepuni drejtuesve të shkollave dhe stafit të tyre lirinë për të mësuar dhe drejtuar shkollat, jepuni prindërve më shumë zgjedhje dhe transparencë për shkollat dhe rezultati do jetë fantastik, tha ai.
Duhet disiplinë reale, standarde të rrepta, subjekte të ashpra. Duhet sport, ku fëmijët të mësojnë për suksesin dhe, po, edhe për dështimin.