Oreo: Skishim ndërmend që ta bënim publike këtë reklamë
Share
Prodhuesi i famshëm i biskotave, Oreo, është nën akuzë pas një reklame ku shfaqet një bebe që pi gji me një biskotë në dorë. Kraft Foods, kompania që ka në pronësi Oreo-n, thotë se fotoja provokative do të përdorej vetëm njëherë, gjatë një forumi reklamash, por nuk do ishte për përdorim publik.
Po ashtu u hodhën poshtë akuzat se reklama është përdorur në Korenë e Jugut. Reklama me sloganin Biskota më e mirë për qumështin, ka shkaktuar shumë debate dhe zemërim.
E lindur në mars të vitit 1912, Oreo është biskota më e shitur në mbarë botën, duke sjellë 1.5 miliard dollarë të ardhura. Ajo u krijua për herë të parë në Nju Jork. Ajo shitet në mbi 100 vende dhe preferohet shumë nga fëmijë dhe të rritur.
