E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cameron Hetim lidhjeve MI6-Gaddafi


Kryeministri britanik David Cameron ka kërkuar hetim të dyshimeve se shërbimet sekrete MI6 kanë qenë në kontakt me regjimin e Libisë.

Apeli i Cameron vjen pas lajmeve të publikuara në gazeta, të cilat flisnin për lidhje të afërta mes MI6-ës, CIA-s dhe regjimit të Muammar Gaddafi-t në Tripoli.

Një grup hetimor, që po merret me veprimtarinë e agjencive britanike të sigurisë në torturimin e të dyshuarve për terrorizëm, ka deklaruar se do ta hetojë cështjen.

Grupi në fjalë po heton mbi deklaratat e një lideri ushtarak anti-Gaddafi, që thotë se Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara duhet t’i kërkojnë falje për organizimin në vitin 2004 të transferimit të tij në Libi.

Abdel Hakim Belhaj deklaron se ai ishte marrë në LibiaLibi, autokolona e armatosur hyn në Niger“Gadafi është në Libi”Libia, NATO: Suksesi shumë pranë Libi në kuadër të një operacioni të CIA-s dhe MI6-ës, pasi ishte arrestuar në Bangkok, dhe ishte torturuar.

Belhaj ishte atëherë një i dyshuar për terrorizëm, ndërsa sot është në krye të trupave ushtarake libiane në Tripoli.

Deklaratat e tij duket se konfirmohen nga disa dokumente të gjetura në një zyrë të braktisur në Tripoli nga organizata Human Rights Watch.

Dokumentat e lidhura me Belhaj janë vëzhguar nga redaktori i BBC për Lindjen e Mesme, Jeremy Bowen.

Ndërsa Ministria e Jashtme britanike ka deklaruar se, në bazë të politikave të saj nuk mund të komentojë cështjet e lidhura me shërbimet sekrete.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Spahiu: Po plotësohet rekomandimi i Athinës
Integrimi kalon nga Brukseli
Wikileaks: Negociatat për varrezat greke
Kabllogramet, “drejtësia të hetojë”
Zgjedhjet e 2009-s, si ndryshoi raporti?
Arvizu: E rëndësishme nisja e reformave

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›