Kryqi i Kuq akses ne burgjet siriane

Kryqit të Kuq Ndërkombëtar iu dha leja për të vizituar një burg në Siri, për herë të parë pas ngritjes së shqetësimeve mbi trajtimin e të burgosurve.
KKN deklaron se ka vizituar tashmë burgun kryesor të Damaskut, në zonën periferike të Adrës, ditën e diel.
Presidenti i Kryqit të Kuq, Jakob Kellenberger ka deklaruar se sot ka zhvilluar gjithashtu bisedime me presidentin sirian, Bashar al Assad.
Amnesty International deklaroi javën e kaluar se dyshonte se të paktën 88 të burgosur sirianë kanë vdekur në pesë muajt e fundit.
“Autoritetet siriane i kanë lejuar për herë të parë KKN-së akses në një qendër burgimi. Takimet e para kanë qenë me të burgosur të zgjedhur nga Ministria e Brendshme, por shpresojmë që së shpejti të takojmë edhe të burgosurit SiriaSiri, 11 viktima në HomsSiri, vriten gjashtë ushtarë në një pritëSiria, përballje me sanksione të reja e tjerë”, ka deklaruar Kellenberger.
Gjatë bisedimeve me presidentin Assad, kreu i KKN preku edhe cështjen e përdorimit të forcës nga forcat e sigurisë në Siri, si dhe kërkoi respektimin e të drejtave të të burgosurve.
Në qershor zoti Kellenberger vizitoi Sirinë, por vetëm tani, pas një vizite të dytë, ai siguroi aksesin për të vizituar vetëm një burg.
AI: Masakra në burgjet siriane
Amnesty International ka deklaruar se dyshon se të paktën 88 persona kanë vdekur në burgjet e Sirisë gjatë pesë muajve të fundit.
AI thotë se personat që kanë vdekur, përfshirë 10 fëmijë, janë bërë subjekt i rrahjeve, djegieve, elektroshokut dhe torturave të tjera.
Grupi nënvizon se dyshon që të gjithë personat e vdekur ishin arrestuar pasi kishin marrë pjesë në protestat anti-qeveritare.
Dyshimet, të publikuara në një raport, vijnë pak kohë pasi qeveria siriane mohoi zërat se të paktën një varr masiv ishte zbuluar në periferitë e qytetit jugor të Derasë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Spahiu: Po plotësohet rekomandimi i Athinës
Integrimi kalon nga Brukseli
Wikileaks: Negociatat për varrezat greke
Kabllogramet, “drejtësia të hetojë”
Zgjedhjet e 2009-s, si ndryshoi raporti?
Arvizu: E rëndësishme nisja e reformave