Cameron: Ndonjëherë punoj edhe me pizhama!
Kryeministri britanik David Cameron pranoi se herë pas here ai punon i veshur me pizhama.
Kryeministri e tregoi këtë sekret për një emision të BBC, “Have Your Say”. “Unë cohem shumë herët në mëngjes dhe nis punoj përpara se të vishem me veshjen zyrtare. Kështu që, po, punoj edhe i veshur me pizhama”, tha Cameron.
Kryeministri dukej shumë i çlirët në përgjigjet dhënë për këtë emision. P.K