Rita Ora publikon pjesën e dytë të Shine Ya Light (Video)
Ylli kosovar me famë ndërkombëtare, Rita Ora ka publikuar një version të ri të videos së këngës Shine Ya Light, të cilin e kishte realizuar në Kosovë. Rita edhe në skenat e reja të videos Shine Ya Light ka përdorur xhirimet e bëra në Kosovë dhe kjo është videoja e saj e dytë për këtë vit që ajo e publikon pak para verës.
Videoja e dytë e këngëtares 21-vjeçare është edhe më i fuqishëm se i pari, përderisa ai ka filluar të transmetohet në të gjithë televizionet e muzikës argëtuese në botë, përfshirë MTV dhe Viva, raporton BW.
Kujtojmë se muaj më parë ajo kishte publikuar videokëngën Radioactive, e cila pati një numër të madh të shikuesve dhe gjendej në vendet e para në top-listat britanike dhe disa vendeve tjera. P.K