Cameron: Të ndihmojmë opozitën siriane
Kryeministri britanik, David Cameron, tha se qeveria e Assad mund te jetë bërë edhe më e fortë muajt e fundit, por duhet bërë më shumë për ndihmuar forcat opozitare në Siri.
Cameron i tha BBC-së se ka një bllokim të situatës në terren, por puna në rang ndërkombëtar duhet të vazhdojë për të gjetur një zgjidhje.
Ai pranoi se ka shumë ekstremizëm në radhët e opozitës, por disa grupe të moderuar e meritojnë mbështetjen.
Ushtria siriane ka fituar terren, veçanërisht pas marrjes së qytetit strategjik Kësir, në perëndim të vendit, në muajin qershor.
Edhe pjesa më e madhe e Homsit është nën kontrollin e forcave pro-qeveritare, të mbështetur nga militantët e lëvizjes libaneze Hezbollah.