Jemen, rrëmbehet një punonjës i Ambasadës së Iranit
Persona të armatosur kanë rrëmbyer një punonjës të Ambasadës së Iranit në kryeqytetin Sana të Jemenit.
Burime policore të Jemenit thonë se shtetasi iranian po udhëtonte sot në Sana, kur personat e armatosur i bllokuan rrugën, e detyruan të dalë nga makina dhe e dërguan në një rajon të panjohur.
Nuk dihet ende se kush janë rrëmbyesit e punonjësit të ambasadës iraniane.
Ministria e jashtme e Iranit sot e ka konfirmuar rrëmbimin e anëtarit të personelit administrativ të Ambasadës së saj në Sana, me emrin Nour Ahmad Nikbakht.