E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cameron falënderon Sejdiun

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka marrë një letër nga Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, me anë të së cilës ai e falënderon për letrën e urimit me rastin e zgjedhjes së tij në postin e kryeministrit.

Në këtë letër, Kryeministri Cameron shpreh mbështetjen e fuqishme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën dhe ambicien e saj për t’u bashkuar me Bashkimin Europian dhe NATO’n si dhe konfirmon angazhimin për të punuar mbi progresin e bërë që nga pavarësia.

“Pres për të zhvilluar më tej marrëdhëniet e forta në mes të dy vendeve tona”, thuhet në letrën e kryeministrit britanik, drejtuar presidentit kosovar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›