Marrëveshje mes Kuvendit të Kosovës dhe Sllovenisë
Zyrtarët e Kuvendit të Kosovës nënshkruan sot në Lubjanë Memorandumin e Bashkëpunimit me Kuvendin Kombëtar të Sllovenisë, ku parashihet shkëmbimi i përvojave dhe ekspertëve në fushën legjislative.
Gjatë qëndrimit në Slloveni, Sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi dhe homologu i tij slloven Mojca Prelesnik nënshkruanë momordumin e bashkëpunimit, i cili nuk parasheh obligime financiare për asnjërin shtet.
“Brenda kornizës së Projektit, ekspertët nga Asambleja Nacionale e Sllovenisë kanë hartuar disa propozime që lidhen me buxhetin dhe menaxhimin financiar, bibliotekën dhe arkivin, dokumentacionin dhe regjistrimin e postës, dhe mbi të gjitha organizimin e një administrate të qëndrueshme dhe të pavarur si kusht jetik për kualitetin e çdo kuvendi parlamentar”, thuhet në njoftimin e Kuvendit. Kjo marrëveshje do të jetë në fuqi deri më 31 dhjetor 2010.