E Diel, 1 Nëntor 2026

Cameron lavdëron Thaçin për marrëveshjen me Serbinë

Kryeministri britanik David Cameron në seancën e Dhomës së Ultë të Parlamentit, ka raportuar lidhur me vendimin e Këshillit Evropian për t`i dhënë Serbisë statusin e vendit kandidat, pasi Beogradi kishte rënë që të mos kundërshtojë pjesëmarrjen e Kosovës në organizatat rajonale.

Në një raport të Parlamentit britanik thuhet se “Kryeministri Cameron ka lavdëruar kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, për lidershipin e treguar duke shtuar se tani Kosova është në rrugë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”.

Cameron ka deklaruar se po të mos i jepej Serbisë statusi i kandidatit do t`i inkurajonte ekstremistët në Serbi e jo ata që dëshirojnë të ardhme paqësore evropiane, raporton “Express”.

Pas tij ka folur edhe ish-ministri britanik për Evropë, Danis MacShane, i cili tani është anëtar i parlamentit.

“Faza e ardhshme e zhvillimeve politike në Ballkan duhet të jetë pranimi i Serbisë për njohjen e Kosovës”, ka thënë MacShane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›