E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana nuk ndalet, më i miri edhe kundër Mançesterit

26-vjeçari është votuar nga fansat bardhekuq si lojtari që bëri diferencën për skuadrën e tij në barazimin 2-2 që Sandërlendi mori në Old Traford të shtunën.

Më tepër se dy mijë e dyqind votues dhanë mendimin e tyre në anketë, 36.3% e të cilëve mendojnë se Lorik Cana ishte një prej lojtarëve më vendimtarë në pikën e çmuar përballë Mançesterit.

Andi Reid u rendit i dyti me 14% të votave dhe pas tij ishte Majkell Terner me 10.6 per qind. Kjo është hera e gjashtë në dhjetë ndeshje që mesfushori i Kombëtares shqiptare vlerësohet si lojtari më i mirë i skuadrës së Stiv Brus.

Më parë kapiteni i anglezëve kishte fituar edhe sondazhet për ndeshjet ndaj Çelsit, Bllekbërnit, Stok Sitit, Hull Sitit dhe Volverhemptonit.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›