E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekuestrohet Muzeu i Shkencave të Natyrës

Sekuestrimi erdhi pas vendimit të gjykatës, e cila ua ktheu përfundimisht pronarëve këtë truall afër zonës së 21-it në Tiranë. Për të kundërshtuar vendimin në vendin e ngjarjes ishin të pranishëm pedagogë dhe studentë, që pas këtij skuestrimi do të mbeten pa një muze të tillë.

Drejtori i këtij Muzeu Idriz Haxhiu deklaroi për mediat se duhet punë e kujdesshme për transportimin e specieve që gjenden brenda, pasi shumë prej tyre nuk gjenden më. Sipas tij, Shqipëria do të mbetet pa një muze të këtij lloji, ndërsa nuk ka një vend tjetër për t’u zhvendosur.

“Nuk dimë se ku duhet të transportohen sendet që ndodhen në Muze. Aty ka vlera muzeale të pariparueshme, janë djersë dhe mund i shkencëtarëve ndaj duhet zgjidhur kjo nuk mund të lirohet objekti dhe të hidhen objektet që janë aty. Theksoj se bëhet fjalë për objekte muzeale lehtësisht të shkatërrueshme që janë mbledhur prej vitesh”, tha ai.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›