E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana: Handanovic, më i miri në botë

Kapiteni legjendar i përfaqësueses së Shqipërisë, Lorik Cana, pas humbjes 1-0 ndaj Sllovenisë, ka thënë se rastet në gol nuk munguan, por fatkeqësisht në portën e kundërshtarit ishte portieri më i mirë në botë, Samir Handanovic. Shqipëria mbrëmë në pjesën e dytë pati më shumë se 6-7 mundësi të pastra shënimi, por të gjitha u pritën nga portieri i Interit, Samir Handanovic, i cili mund të ciëlsohet pa frikë se ishte edhe lojtari i ndeshjes me pritjet fantastike që bëri.

“Mirëmëngjesi shqipe. Të mërzitur në maksimum të gjithë jemi për humbjen e pamerituar dje. Por, ne jemi shqiptarë dhe nuk e ulim kokën asnjëherë. Tani të mendojmë për ndeshjen me Islandën që do të jetë vendimtare për ne dhe gjithë kombin. Ndeshja jonë e jetës do jetë ajo. Të ulim kokën dhe të punojmë fort për të arritur rezultat pozitiv të marten. E di që jeni të hidhëruar por rastet për shënim nuk na munguan dje dhe fatkeqësisht në portë për ta ishte portieri më i mirë në botë për momentin. Por, me besim do ja dalim. Para Shqipëria!”, ka shkruar Cana në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Lorik Cana luajti mbrëmë në qendër të mbrojtjes por nuk pati shumë punë më sulmin kundërshtarë sepse Sllovenia nuk sulmoi shumë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›