E Diel, 1 Nëntor 2026

Italia i falet Xhilardinos dhe Bufon

Italia ka arritur të fitojë kundër Bullgarisë minimalisht 1-0 ,duke blinduar vendin e parë në grupin e saj. Në Palermo ekipi i Prandelit shënon vetëm një herë në minutën e 38-të falë një goli të “ujkut të vjetër të golit”, Alberto Xhilardino. Të kaltrit e nisin takimin pa Osvaldon dhe Balotelin, por kanë një Xhilardino që e njeh shumë mirë rrugën që shkohet drejt golit.

Ishte 8 tetori i vitit 2005, kur Xhirlardino shënoi në Palermo ndaj Sllovenisë, duke e ndihmuar të kualifikohej në Kupën e Botës së vitit 2006, dhe tani duket sikur historitë përsëriten. Bomberi i Xhenoas shënon në minutën e 38-të, pas një asisti të Candrevës nga e majta. Italia kontrolloi lojën gjatë gjithë takimit.

De Rossi, Tiago Mota dhe Pirlo i siguruan qetësinë nevojshme në mesfushë, që të dëshpëruar kërkonin golin. Gjatë fraksionit të dytë të lojës Italia bie për sa i përket ritmit të lojës, por sërish nuk lëshon terren për të pësuar gol. Bullgarët nga ana tjetër mundohen të ngacmojnë portën e Bufon me disa raste të pastra, por gardiani i Juventusit është në lartësinë e e duhur, duke mos lejuar të kalojë asnjë top. Rastet më të pastra për miqtë ishin në minutat e 48-të dhe 62-të.

Prandeli vendos të reagojë, duke hedhur në fushë edhe Astorin dhe Xhiakerinin për të freskuar ekipin. Ndërsa deri në fund të kaltrit do të arrijnë të marrin 3 pikë jetike për eleminatoret e Kupës së Botës “Brazil 2014″. Italia deri tani nuk ka asnjë humbje, ndërsa do të mundohet pas katër ditësh në Torino të sigurojë edhe kualifikimin matematikisht.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›