Cana: Jo 6, por për 8 mln euro te SandërlendiLoriku, kapiteni i ri i Sanderlendit, do të përfitojë te klubi anglez 2.5 milionë euro në vit, ose 75 mijë euro në javë.

Shitja e Lorik Canës te Sandërlendi në Angli është në vlerën e 8 milionë eurove, po aq sa ato të Valbuenës dhe Sisesë, dhe jo 6 milionë euro saç është raportuar më parë në mediat ndërkombëtare. Lajmi jepet nga faqja franceze Football.fr. Sipas saj, nga shitjet në total gjatë kësaj merkatoje vere Olimpiku i Marsejës ka përfituar 38 milionë euro. Një lehtësim tjetër janë dhe pagat e këtyre lojtarave, pasi në total ato arrinin 20.5 milionë euro (Cana përfitonte në vit 2.3 milionë euro te Marseja). Loriku, kapiteni i ri i Sanderlendit, do të përfitojë te klubi anglez 2.5 milionë euro në vit, ose 75 mijë euro në javë.
E Hene, 27 Korrik 2009