E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana: "Lilë nuk do të na bëjë dhuratë”

Mesfushori shqiptar i Olimpikut të Marsejës përshëndet rikthimin e Frenk Riberi dhe Zhylien Rodrigues përpara ndeshjes me Lilë të dielën. "Do të jetë një ndeshje kyce përballë një prej kundërshtarëvë tanë më seriozë", - parashikon ai. Ja dhe intervista e tij dhënë për faqen zyrtare të klubit om.com.
Lilë është në mungesë të rezultateve në këto momente.
- Lilë humbi në shtëpi dhe ky ekip nuk ishte ambientuar me këtë vitet e fundit. Do të gjejmë nëj kundërshtar që nuk është i sigurt për veten e tij. Por padyshim është një ekip për të cilin nuk duhet krijosh asnjë dyshim. Edhe pse ata kanë vetëm një pikë më shumë se ne, për mua bëhet fjalë për një nga kundërshtarët tanë më të seriozë. Do t jetë një ndeshje kyce, duhet të përgatitemi mirë pasi Lilë nuk do të na bëjë asnjë dhuratë.
Cilat janë pikat e forta të këtij formacioni?
- Është kolektivi. Nuk ka bërë ndryshime prej vitesh. Kanë gjithashtu një mentalitet të madh të shoqëruar me një eksperiencë të bukur në Ligën e Kampioneve. Është nje ekip shuëm i kompletuar. Megjitatë, ka njohur dëmtime dhe mungesa të rëndësishme. Është kolektivi që bën diferencën.
Fitorja do ta lejonte Olimpikun e Marsejës të ndërmerte një operacion të mirë në klasifikim.
- Lilë është vetëm një pikë përpara nesh. Do të përpiqemi t'i kalojmë pëpara. Por, nuk mund të lejojmë vetes të bëjmë llogarira ku do të jemii pas këtij takimi Janë akoma dhe tetë ndeshje, duhen fituar dhe do të shohim në fund të kampionatit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›