Lala: “Të ndezur për fitore kundër Bajernit”

Prej gati 19 vjetësh presin tifozët e Hanover 96 një fitore shtëpiake kundër Bajernit të Munihut. Suksesi i fundit daton, më 16 prill 1988, kur golashënuesit Peter Hobday dhe Gregor Grillemeier para shikuesve, kur Hanoveri fitoi 2-1 para 61000 shikuesve. Të gjithë drejtusit e klubit gjerman nga Saksonia e Poshtëme dëshirojnë ta mbyllin këtë seri të zezë pa fitore. Stadiumi "AWD Arena" është prej disa javësh i ezauraur, ndërsa kërkesat e tifozerisë arritën në 100 mijë.
"Është e qartë që kjo na ndez më shumë", - thotë kapiteni i Hanover 96, shqiptari Altin Lala për sitin gjerman ndr.de. "Asnjëri nga ne nuk ka nevojë dicka ekstra për t'u motivuar". Hanoverianët nuk duhet të tregohen të dobët. Ylli i mbrojtjes së Hanoverit, Vinicius thotë: "Duhet të luajmë të përqendruar kundër Bajernit nga minuta e parë, nuk na lejohet të humbasim shpërqendrimin". Këtë e treguan bavarezët edhe me Milanin, kur shënuan në kohën shtesë në ndeshjen parë e cerekfinale të Ligës së Kampioneve përfundoi 2-2. Për Bajernin do të mungojë mbrojtësi Vili Sanjol i cili u operua në gju pas dëmtimit me Kaka në ndeshjen me Milanin. Sanjol do të qendrojë katër muaj larg fushave. Arminia Bilefeld e Fatmir Vatës do të përballet në transfertë me Hertën e Berlinit.