Cana: Ndaj Rumanisë duhet të japim maksimumin
Mesfushori i Gallatasarajt, i cili mbrëmë u aktivizua në mbrojtje dhe mbajti shiritin e kapitenit, theksoi se me synimin për t’u kualifikuar në Euro 2012, kuqezinjtë duhet të japin maksimumin që nga ndeshja e parë eliminatore, ajo ndaj Rumanisë, e cila zhvillohet më 3 shtator.
“Ishte një test pozitiv sidomos për mbrojtjen që nuk pësoi gola dhe kjo na rrit besimin dhe konfidencën. Por, nuk duhet të harrojmë se në futboll nuk ka gjëra të sigurta dhe duhet të japim maksimumin në çdo takim duke filluar nga ndeshja shumë e vështirë që kemi me Rumaninë në hapjen e eliminatorëve”, theksoi Cana.
“Kam besim tek skuadra se do të luajmë brenda mundësive tona për të cilat jam i bindur se janë pozitive. Normalisht që duhet edhe fati në ndeshje të tilla të vështira por përqendrimi jonë do jetë maksimal”, shtoi kosovari i kombëtares Shqiptare menjëherë pas përfundimit të takimit.