Katër ministri marrëveshje për të rinjtë
Marrëveshja për politikat rinore 2010-2013, bazuar në rekomandimet e bëra nga Ekipi Mbikëqyrës i Këshillit të Evropës, është nënshkruar nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ministria e Punës, çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, si dhe ajo e Shëndetësisë.
Marrëveshja në fjalë është nënshtruar sot që përkon me Ditën Botërore të Rinisë. "Kjo marrëveshje që merr përsipër angazhimin e dikastereve të qeverisë, është shprehje e prioritetit për rininë që ka deklaruar vetë Kryeministri Berisha”, ministri i TKRS-së, Ferdinand Xhaferraj.
Ai siguroi se "MTKRS po punon për ngritjen e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, e cila do të jetë një strukturë e mirëfilltë evropiane për zhvillimin e qëndrueshëm të rinisë sonë". Nga ana e tij zv/ministri i PCSSHB, Kastriot Sulka, u shpreh se "vitet e fundit politikat e MPCSHB në tregun e punës janë fokusuar në mënyrë të veçantë në drejtim të të rinjve".
"Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje në Ditën Botërore të Rinisë, përpjekjet tona koordinohen jo vetëm drejt politikave rinore, por drejt zgjidhjes se problemeve që sot janë shtruar për zgjidhje", u shpreh zv/ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Nora Malaj.