E Diel, 1 Nëntor 2026

Cana: “Të gjithë bashkë e bllokojmë Portugalin딓Një skuadër e tillë si Portugalia, me lojtarë të mëdhenj nuk mund të përballohet individualisht, por duhet që lojtari që do të luajë kundër Ronaldos apo një futbollisti tjetër, duhet të këtë edhe

Kapiteni i Marsejës, Lorik Cana, do të jetë edhe kapiteni i Shqipërisë në takimin e rëndësishëm Shqipëri-Portugali. Mesfushori shkatërrues do të luajë në zemër të mbrojtjes sonë, duke u përpjekur të shndërrohet në një digë për vijën e parë luzitane.

“Një skuadër e tillë si Portugalia, me lojtarë të mëdhenj nuk mund të përballohet individualisht, por duhet që lojtari që do të luajë kundër Ronaldos apo një futbollisti tjetër, duhet të këtë edhe nevojën për mbështetjen e shokut të tij, që i duhet të rijë sa më afër, pasi në shumë momente një kundër një nuk mjafton.

“Nëse ne në çdo lëvizje që bëjmë , sidomos në aspketin e mbrojtjes e në lojën defensive, nëse nuk do të kemi të organizuar dhe do të kemi hapësirë nga njëri-tjetri, në atë moment mund të rrezikojmë kartonë më shumë apo mund të ndëshkohemi me 11-metërsh”, - tha Loriku gjatë konferencës për shtyp.

E Premte, 05 Qershor 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›