Kuzhe: “Skuadra jonë është kompakte”"Kam parë lojtarë të motivuar gjatë këtyre ditëve dhe e ndjej si jemi një grup kompakt. Ne do të luajmë më një besim në veten tonë në këtë ndeshje"

Trajneri i Kombëtares shqiptare, kroati Josip Kuzhe u shpreh optimist në konferencën e tij të fundit për shtyp në prag të ndeshjes së ditës së shtunë me Portugalinë në “Qemal Stafa” takimin e rëndësishëm Shqipëri-Portugali, që përkon edhe me debutimin e tij në krye të bankinës kuqezezë.
“Trajneri Keiroz, sigurisht që do ta motivojë ekipin e tij, ashtu siç bën çdo trajner. Nga ana tjetër, unë kam parë lojtarë të motivuar gjatë këtyre ditëve dhe e ndjej si jemi një grup kompakt. Ne do të luajmë më një besim në veten tonë në këtë ndeshje. Kam një ndjenjë të mirë brenda vetes, ne kemi një ekip kompakt, por gjithashtu dhe lojtarë cilësore”, - tha Kuzhe.
“Natyrisht, Portugalia ka lojtarë me cilësi të larta individuale, por kjo nuk mund të vendosë rezultatin. Unë jam optimist te vetja, dhe unë shpresoj gjithashtu se do të bëjmë një paraqitje pozitive”.
E Premte, 05 Qershor 2009