Cana: Titullin e duam më shumë se kurrë

Ai ka garantuar se largimi i trajnerit Erik Gerets nuk do ta prishë harmoninë e grupit. Pas më shumë se 16 vjetësh vuajtje, klubi i famshëm i Marsejës tashmë duhet të përqendrohet në luftën për titullin kampion të Francës.
Ky është objektivi i vetëm i tyre për t’u realizuar në këto ndeshje të mbetura. “Dëshira për ta fituar titullin është më e fortë dhe më e madhe se kurrë, sepse kjo është diçka për t’u jetuar”, nënvizoi kapiteni shqiptar. Edhe pse emocioni te skuadra e Olimpikut është i madh, Loriku siguron se nuk do ta lënë t’u ikë nga duart ky shans.
“Kur shkëmbehem me policë, kur kaloj para restoranteve apo dyqaneve, i vetmi mesazh që marr nga njerëzit është që të fitojmë titullin”. Të gjithë e kanë harruar largimin e trajnerit dhe mendojnë për titullin dhe shkatërrimin e hegjemonisë Lion.