E Diel, 1 Nëntor 2026

Barcelona-Mançester, titulli zgjidhet në RomëNjë gol i mrekullueshëm i Andres Iniestës në minutën e 93-të zhvlerësoi pa mëshirë rrjetën fenomenale ganezit Majkëll Esien, një golat më të jashtëzakonshmit të realizuar në historinë e Ligës së Kamp

Një gol i mrekullueshëm i Andres Iniestës në minutën e 93-të zhvlerësoi pa mëshirë rrjetën fenomenale ganezit Majkëll Esien, një golat më të jashtëzakonshmit të realizuar në historinë e Ligës së Kampioneve, në barazimin dramatik 1-1 në “Stemford Brixh”, që i dha Barcelonës të drejtën për qenë përballë Mançester Junaitid në finalen e Romës, më 27 maj 2009.
 
Golat ishin njëri më spektakolar se tjetri. Në minutën e 9-të Frenk Lampard tentoi goditjen, por topi u bllokua nga një mbrojtës i Barcelonës, Esien reagoi instinktivisht me një të majtë të fuqishme në formë voleji, duke e përplasur topin në traversë për t’u ngecur sfera përfundimisht pushoi në rrjetë.

Në minutën e 66-të një faull i francezit të Barcelonës, Erik Abidal ndaj bashkëkombësit të tij, Nikolas Anelka të Çelsit, e la Barçën me dhjetë lojtarë për pjesën tjetër të ndeshjes.

Didier Drogba i pati të gjitha mundësitë për të dyfishuar rezultatin, ndërkohë që Lionel Mesi e Samuel Eto’o, në mungesë edhe të Tieri Henri, thuajse nuk shfaqën asgjë nga klasi planetar që ata zotërojnë.

Barcelona e Pep Guardiolës ushtroi një presion të jashtëzakonshëm ndaj gjigantëve londinezë, ndërkohë që gjyqtari pati një pjesë jo të vogël në eliminimin e “djemve” të Gus Hidinkut, kur nuk u dha të paktën dy penallti, që mund të vendosnin para kohe dhe fatin e ndeshjes.

E Merkure, 06 Maj 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›